Kosova e Dusseldorfit ishte favorit i madh ndaj SC Unterbach por nuk ia doli që t’i marrë tre pikë.
Futbolli si gjithmonë është i paparashikueshëm, kështu ndodhi sot edhe në sfidën mes Kosovës dhe SC Unterbach.
Djelmoshat kuqezi barazuan me rezultat 2;2 me SC Unterbach, në kuadër të javës së 15-të të Bezirksliga.
Për Kosovën shënuan Jasharov (40')), Alili (90') dhe për SC Unterbach realizuan Herresbac (55') Gehrmann (70').
“Ekipi ynë ngelet me një pikë nga ndeshja kundër SC Unterbach.
Pas një ndeshje shumë të rëndë, ekipi ynë duhet të ndahet i kënaqur me një pikë kundër një ekipi shumë të papërshtatshëm siç është SC Unterbach.
Faleminderit për përkrahjen tuaj si çdo lojë tjetër dhe ju presim të dielën e ardhshme”, shkruan në faqen e FC Kosova Dusseldorf,
Kosova ka një ndeshje me pak dhe renditet në vend të katërt me 28 pikë dhe SC Unterbach është i fundit (i 16-ti) me 6 pikë.