Depay: Duhet të luajmë më mirë me Katarin

Futboll

Depay: Duhet të luajmë më mirë me Katarin

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 19:31
Depay: Duhet të luajmë më mirë me Katarin

Të gjithë i kanë kërkuar Van Galit të aktivizojë Memfis Depain në kombëtare.

Dhe duket se trajneri i Holandës ia ka plotësuar dëshirën, me sulmuesin e Barcelonës që është aktivizuar në pjesën e dytë. Sikurse Holanda edhe paraqitja e tij ka lënë për të dëshiruar.

Duke folur për mediat holandeze pas takimit, Depai e ka pranuar se skuadra ka luajtur keq, duke bërë apel për përmirësim në përballjen e fundit në grup kundër Katarit.

“Kemi qenë me fat, sepse Ekuadori ka luajtur më mirë se ne. Nuk kemi qenë kompaktë dhe kemi vuajtur presionin e tyre. Edhe unë personalisht kam qenë larg manovrës sulmuese.

Duhet t’i gëzohemi pikës së marrë dhe të përmirësohemi ndaj Katarit në ndeshjen e fundit në grup”, ka thënë sulmuesi holandez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat