Ndeshje spektakolare, Gana shtang Korenë e Jugut

Futboll

Ndeshje spektakolare, Gana shtang Korenë e Jugut

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 nëntor 2022 Në ora: 13:55 Përditësuar në ora: 15:59 më 28.11.2022
Pamje nga ndeshja

Fitore e madhe e Ganës

Ndeshje e fortë deri në pikën e fundit, fitore e madhe Ganës me rezultat 3:2 ndaj Koresë së Jugut, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit H të Kampionatit Botëror.

Në minutën e 24-të, Mohammed Salisu me zhdërvjelltësinë e tij në1 6-sh, ka shënuar për epërsinë e Ganës.

Pas dhjetë minutave (34’), Gana thellon epërsinë, Mohammed Kudus shënon me kokë.

Pjesa e dytë drama në vete, Koreja e Jugut e ka barazuar rezultatin 2:2.

Në minutën e 53-të, Gue-Sung Cho (Koreja e Jugut) ngrihet mbi mbrojtjen e kundërshtarit dhe drejton një goditje me kokë drejt këndit të sipërm të djathtë por portieri Lawrence Ati-Zigi mbron për mrekulli.

Në minutën e 58-të, Gue-Sung Cho shënon me kokë nga afërsia pas harkimit të zëvendësuesit Lee Kang-In. Pas tre minutave (61’) Cho Gue-Sung i jashtëzakonshëm, me kokë ka shënuar për 2:2.

Gana shpërthen sërish me gol. Rikthehet buzëqeshja të Gana. Mohammed Kudus nga afërsia me goditje të saktë shënon për 2:3.

Më 2 dhjetor do të takohen: Koreja Jugut – Portugalia (16.00) dhe Gana – Uruguai (16.00).

Portugalia kryeson me 3 pikë. pasojnë Gana 3, Uruguai 1 dhe Koreja e Jugut 1 pikë.

Koreja e Jugut – Gana 2:3
Kartona të verdhë: Jung Woo-Young - Amartey, Lamptey.
Shënues: - Gue-Sung Cho (58'), Gue-Sung Cho (61') - Salisu (24'), Kodus (34' e 69').
Koreja e Jugut: S.-G. Kim - M.-H. Kim, M.-J. Kim, Y.-G. Kim, J.-S (Hwang Ui-Jo 78'). Kim - Jung (Kwon Kyung-Wo 90+2'), I.-B. Hwang, C.-H. Kwon (Lee Kang-In 57'), Jeong (Na Sang-Ho 46'), Son - G.-S. Cho.
Gana: Ati Zigi - Lamptey (Odoi 78'), Amartey, Salisu, Mensah (Baba 88') - Thomas, Abdul Samed, Kudus (Djiku 83'), A. Ayew (Kyereh 78'), J. Ayew (Sulemana 78') - I. Williams.

Triumfon Gana

(E plotësuar) - Fundi i ndeshjes.

85' Drejt fundit të lojës.

77' Gana drejt fitores, Koreja ka shtuar presionin/

72' Një lojë e bukur.

Koreja e Jugut – Gana 2:3

Kartona të verdhë: Jung Woo-Young - Amartey, Lamptey.

Shënues: - Gue-Sung Cho (58'), Gue-Sung Cho (61') - Salisu (24'), Kodus (34' e 69').

Koreja e Jugut: S.-G. Kim - M.-H. Kim, M.-J. Kim, Y.-G. Kim, J.-S (Hwang Ui-Jo 78'). Kim - Jung (Kwon Kyung-Wo 90+2'), I.-B. Hwang, C.-H. Kwon (Lee Kang-In 57'), Jeong (Na Sang-Ho 46'), Son - G.-S. Cho.
Gana: Ati Zigi - Lamptey (Odoi 78'), Amartey, Salisu, Mensah (Baba 88') - Thomas, Abdul Samed, Kudus (Djiku 83'), A. Ayew (Kyereh 78'), J. Ayew (Sulemana 78') - I. Williams.

69' Lojë e hapur, për infarkt! Rikthehet buzëqeshja të Gana. Mohammed Kudus nga afërsia me goditje tës aktë shënon për 2.3.

67' Dramë e vërtetë.

65' Koreja tani kërkon fitoren.

61'' Gue-Sung Cho ka realizaur me kokë për rezultatin 2:2. 

58' Ndeshje dramatike, Gue-Sung Cho shënon me kokë nga afërsia pas harkimit të zëvendlsuesit Lee Kang-In.53' Gue-Sung Cho (Koreja e Jugut) ngrihet mbi mbrojtjen e kundërshtarit dhe drejton një goditje me kokë drejt këndit të sipërm të djathtë por portieri Lawrence Ati-Zigi mbron për mrekulli.

50' Koreja e Jugut kërkon barazimin.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

43' Fundi i pjesës së parë.38' Gana është më komode.

34' Gana thellon epërsinë, Mohammed Kudus shënon me kokë për 0:2.

33' Koreja e Jugut në siklet.

30'  Kartona të verdhë: Jung Woo-Young - Amartey.

24' Koreja në siklet, Mohammed Salisu kalon në epërsi Ganën.23' Nuk ka ndonjë rast të veçantë.

20' Nuk ka gola.

16' Lojë me rivalitet.

11' Gana është në presion.

7' Koreja e Jugut e rrezikshme.

3' Lojë. e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Koreja e Jugut-Gana, sfidë me emocione!

Në Grupin H do të luhet sfida e dytë e fazës së grupeve mes Koresë së Jugut dhe Ganës.

Ekipi afrikan zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Portugalia edhe pse u mposht 3-2 nga Portugalia.

Ndërkohë, Koreja e Jugut vjen pas barazimit pa gola ndaj Uruguajit.

Koreja e Jugut vjen në këtë takim pas barazimit me Uruguain

Formacionet zyrtare Koreja e Jugut-Gana, ja si do nisi sfida!

Koreja e Jugut-Gana është ndeshja e dytë që do të zhvillohet këtë të hënë në kuadër të raundit të dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës Katar 2022.

Koreja e Jugut vjen në këtë takim pas barazimit me Uruguain dhe deri më tani ka një pikë dhe renditet në vend të tretë, ndërsa Gana vjen pas humbjes ndaj Portugalisë dhe renditet në vend të fundit të Grupit H me zero pikë.

Ndërkohë trajnerët Bento dhe Addo kanë vendosur edhe formacionet si do e nisin këtë takim.

Koreja e Jugut apo Gana?

Koreja e Jugut përballet me Ganën, në ndeshjen e vlefshme të Grupit H të Kampionatit Botëror.

Të dy kombëtaret synojnë fitore.

Koreja e Jugut apo Gana, cila do të jetë më e suksesshme?

Koreja e Jugut – Gana

Koreja e Jugut: S.-G. Kim - M.-H. Kim, M.-J. Kim, Y.-G. Kim, J.-S. Kim - Jung, I.-B. Hwang, C.-H. Kwon, Jeong, Son - G.-S. Cho.

Gana: Ati Zigi - Lamptey, Amartey, Salisu, Mensah - Thomas, Abdul Samed, Kudus, A. Ayew, J. Ayew - I. Williams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat