Akanji: Kemi në dorë rezultatin ndaj Serbisë 

Futboll

Akanji: Kemi në dorë rezultatin ndaj Serbisë 

Nga: K. G. Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 19:15
Akanji

Zvicra e pafat, mposhtet me rezultat 1:0 nga Brazili, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit G të Kampionatit Botëror..

Futbollisti i Zvicrës, Manuel Akanji, tha se të luash kundër një lojtari si Vinicius nuk është e lehtë.

“Në një ndeshje si kjo ne duhet të jemi mjaft të zgjuar dhe të marrim pikën.

Në fund humbëm me rezultat 1:0 dhe tani kemi në dorë rezultatin ndaj Serbisë. Të luash kundër një lojtari si Vinicius nuk është e lehtë.

Nëse e prekni në pjesën e sipërme të trupit, gjyqtari fishkëllen pothuajse çdo herë”, tha mes të tjera Akanji, transmeton “20min”..

Grupi G 

Kameruni – Serbia 3:3
Brazili – Zvicra 1:0

Renditja
1. Brazili    2    2    0    0    3:0    6
2. Zvicra    2    1    0    1    1:1    3
3. Kameruni    2    0    1    1    3:4    1
4. Serbia    2    0    1    1    3:5    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat