Është normale të jesh pak nervoz, për kë e ka fjalën Granit Xhaka?

Futboll

Është normale të jesh pak nervoz, për kë e ka fjalën Granit Xhaka?

Nga: K. G. Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 19:57
Xhaka

Zvicra nuk ia doli ndaj Brazilit përkundër lojës së mirë. 

“Kariokët” shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Zvicrës dhe kualifikohen në të tetën e finales së Kampionatit Botëror në futboll.

Kapiteni Granit Xhaka tha se Brazili ka cilësi të madhe. 

“Është normale që Fabian Rieder të jetë pak nervoz. Ai luftoi shumë mirë. Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë nga ai dhe nga i gjithë ekipi.

Brazili ka cilësi të mëdha.

Ne luajtëm mirë në mbrojtje në pjesën më të madhe, ata nuk patën asnjë rast konkret.

Sipas mendimit tim, ne madje ishim në gjendje të përmirësonim performancën tonë në krahasim me ndeshjen kundër Kamerunit””, tha mes të tjera Xhaka, transmeton "20min".

Grupi G 

Kameruni – Serbia 3:3
Brazili – Zvicra 1:0

Renditja

1. Brazili    2    2    0    0    3:0    6
2. Zvicra    2    1    0    1    1:1    3
3. Kameruni    2    0    1    1    3:4    1
4. Serbia    2    0    1    1    3:5    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat