Kukësi vazhdon përgatitjet

Futboll

Kukësi vazhdon përgatitjet

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 16:45
Kukësi

Klubi i Kukësit vazhdon ndeshjet miqësore në fazën përgatitore që verilindorët po zhvillojnë në Durrës para fillimit të pjesës së dytë të sezonit pas shkëputjes për shkak të Kupës së Botës. Pak ditë pasi mundi 2-1 Dinamon, verilindorët kanë zhvilluar një tjetër takim ndaj një skuadre të Kategorisë së Parë, duke fituar po me shifrat 2-1.

Këtë herë ishte Luzi që u përball me Kukësin në këtë ndeshje, ku trajneri Dobi përdori dy formacione të ndryshme për të parë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion dhe për të përgatitur sa më mirë sfidat e radhës.

Gj. Taipi i dha avantazhin skuadrës së Kukësit me një goditje dënimi por shifrat më pas u barazuan nga Luzi. Goli i rezultatit përfundimtar 2-1 do të vinte në pjesën e dytë me Zivkoviç.

KUKËSI PJ I: Halimi, Ebert, Ilieski, Abdou, Haxhiu, Peposhi, Smajlaj, Sh. Taipi, Daci, Gj. Taipi, Barbosa

KUKËSI PJ I: Brozi, Bytyçi, Ferreira, Dragoshi, Ndreca, Kote, Lejton, Sula, Basha, Berisha, Zivkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat