Daliç: Sa keq, s’e doja “finalen” ndaj Belgjikës!

Futboll

Daliç: Sa keq, s’e doja “finalen” ndaj Belgjikës!

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 20:03
Daliç: Sa keq, s’e doja “finalen” ndaj Belgjikës!

Kroacia luan për dy rezultate në “finalen” ndaj Belgjikës. Dy kombëtaret europiane përplasen mes tyre nesër (e enjte) në “Ahmad bin Ali Stadium”, takim të cilit Zlatko Dalic i druhet shumë. “Nëse do të kishim mundur të zgjidhnim, nuk do ta preferonim këtë si ndeshjen vendimtare në lidhje me kualifikimin.

Do të jetë sfidë e vështirë, nuk duhet të gënjehemi nga paraqitjet e këqija të Belgjikës. Është një ndeshje vendimtare edhe për ta”, u shpreh trajneri i nënkampionëve të botës. Dalic ndalet edhe te lojtarët kundërshtarë.

“Ata kanë De Bruyne, Lukakun dhe Hazard, por edhe ne kemi kualitet, duhet të zbresim në fushë të sigurt në aftësitë tonë, kjo është tepër e rëndësishme”.

Në fund një koment në lidhje me Romelu Lukakun, i cili mund ta nisë si titullar me “Djajtë e Kuq”. “Ne e kemi përgatitur ndeshjen sikur ai është titullar. Stili i lojës së Belgjikës ndryshon me të në fushë.

Ai merr shumë topa, duhet ta markojmë mirë, duhet ta kufizojmë sa më shumë të mundemi”, bëri të ditur trajneri i Kroacisë, që vjen me moral të lartë në përballjen ndaj Belgjikës pas triumfit 4-1 ndaj Kanadasë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat