Mandanda vendos rekordin e ri me Francën

Futboll

Mandanda vendos rekordin e ri me Francën

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:08
Mandanda

Mandanda vendos rekordin e ri me Francën!

Ditën e sotme, Franca luajti përballë Tunizisë, me teknikun Deschamps, i cili vendosi të përdorte sot një formacion komplet të ndryshëm, me lojtar të rinj por edhe veteran.

Një ndër “veteranët” ishte dhe portieri Steve Mandanda, i cili vendosi dhe një rekord personal.

Me moshën 37 vjeç e 247 ditë, portieri i Rennes është bërë lojtari më i vjetër, që ka veshur fanellën e kombëtares së “gjelave”, duke kaluar rekordin e Bernard Lamas, i cili luajti me kombëtaren në shtator të vitit 2000, teka ishte 37 vjeç e 148 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat