Inter negocion rinovimin me De Vrij

Futboll

Inter negocion rinovimin me De Vrij

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:24
Inter negocion rinovimin me De Vrij

Stefan De Vrij ka kontratë me Interin deri në fund të sezonit dhe palët kanë mbajtur vetëm një takim sqarues, por nuk kanë hyrë ende në hapat konkretë për të zgjatur bashkëpunimin.

Siç zbulojnë mediat pranë klubit zikaltër, vetë mbrojtësi holandez është i hapur për një rinovim me Interin, por ka kërkuar që të ruajë pagën aktuale prej 4.2 milionë eurosh neto në sezon dhe t’i ofrohet zgjatja deri në verën e 2026-ës, kohë kur do të jetë 34-vjeçar.

Nga ana tjetër, te Interi nuk duan të shkojnë përtej pagës 3.5 milionë euro dhe për më tepër, kanë strategji që nuk rinovojnë më shumë se dy sezone, me lojtarët që janë mbi 30 vjeç.

Aktualisht De Vrij ndodhet në Katar me Holandën, ku nuk ka luajtur ende asnjë minutë, ndërsa në janar palët pritet të ulen sërish, për të vlerësuar nëse do të vazhdojnë bashkëpunimin, apo do të ndahen në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat