Kampionati luhet në tri zona, fitore me goleada dhe përmbysje

Futboll

Kampionati luhet në tri zona, fitore me goleada dhe përmbysje

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:43
Kampionati luhet në tre zona, fitore me goleada dhe përmbysje

Kampionati i futbollit amator 5×5 ka mbyllur një tjetër javë në tri qytetet ku luhet futboll, Tiranë, Durrës e Rrogozhinë. Në kryeqytet, futbolli luhet në shtatë zona. Ferraj ruan kryesimin në grupin B, pasi këtë javë mundi me rezultatin 5-3 United Boys. Kryesuesit kanë dy ndeshje më pak në grupin e tyre.

Sakaq, në grupin C, Vila L ka marrë 24 pikë në 8 javë, duke i fituar të gjitha ndeshjet që nga nisja e këtij edicioni të ri. Këtë javë, kryesuesit mposhtën Tillate-n me rezultatin 6-5. Në këtë grup, skuadra e IEBV-së nuk ka marrë asnjë pikë në 8 javë kampionat, duke i humbur të gjitha ndeshjet.

Në grupin D, Shqiponja e vendit të parë triumfoi në ndeshjen e kësaj jave kundër Tulipanëve me rezultatin 8-6, ndërsa Joka Dent siguroi fitoren e radhës edhe në këtë javë të shtatë pasi mundi Tirana 5×5 me rezultatin 3-0.

Immi regjistroi fitoren më të thellë të javës në grupin E, duke mposhtur me shifrat 13-2 Inxhinierinë e Ndërtimit. ATS renditet e para në grup pas shtatë javësh me 19 pikë, teksa këtë javë siguroi tre pikë të rëndësishme pasi mundi Elson me shifrat 3-0.

Prestige ruan kreun e renditjes pas shtatë javësh në grupin F, teksa edhe këtë javë nuk gaboi, duke triumfuar me shifrat e thella 12-2 kundër Luemit, ndërsa KF Erniku GS mundi me rezultatin 8-2 Marquez-in. Edhe në grupin G, Beautiful Albania vijon të ruajë vendin e parë në grup, teksa këtë javë mundi Selecta Digital me rezultatin 5-0.

Risia e këtij edicioni në kampionatin 5×5 është pjesëmarrja e 10 skuadrave nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që formojnë një grup dhe garojnë këtë sezon për titullin kampion. Ekipi i BmbSHPFA renditet në vendin e parë me pikë të plota pas gjashtë javësh, duke marrë gjashtë fitore rresht.

Ndërkaq, në zonën e Durrësit, sfida më interesante e grupit B ishte ajo mes Santal MFC-Art-Inox, me ekipin e Santalit që ia dolën të fitonin e të mundnin kreun e grupit Art-Inox-in. Në takimin tjetër të grupit, Armata e Veriut mposhti me shifrat 4-3 FJT Auto. Kampionet në fuqi arritën të fitonin me përmbysje kundër FJT uto, nga 3-0 në pjesën e parë, në 4-3 në fraksionin e dytë. Në grupin A, kryesuesit e grupit Kismeti, triumfuan me vështirësi me gol në minutën e fundit ndaj kundërshtarëve të fortë si Sallmani.

Në Rrogozhinë është luajtur java e tretë e kampionatit 5×5. MFC Genius është rikthyer te fitorja këtë javë, pasi mundi Bio Dent-in me rezultatin 12-5, ndërsa një fitore të thellë regjistroi edhe ekipi i ‘FC Fitore’ që mundi ekipin e ‘Bashkia Rrogozhinë’ me rezultatin 10-3.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat