Nga injorimi në fushë te përqafimi pas ndeshjes

Futboll

Nga injorimi në fushë te përqafimi pas ndeshjes

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 23:09
Messi e Lewandowski

Dueli mes Polonisë dhe Argjentinës nuk ishte vetëm një lojë vendimtare për kualifikimin në fazën tjetër të Kampionat Botëror, por ishte edhe një duel yjesh: Leo Messi kundër Robert Lewandowskit.

Pra e kaluara dhe e tashmja e Barcelonës.

Ata përshëndetën njëri-tjetrin, të dy kapitenët e ekipeve të tyre, para se topi të fillonte të rrotullohej para gjyqtarëve.

Gjatë ndeshjes, polaku duke kërkuar një gol për të qetësuar skuadrën e tij, e ndali në mënyrë të palejuar argjentinasin.

Lewa i kërkoi falje, por argjentinasi qëndroi indiferent, duke mos thënë asgjë.

Megjithatë, në fund të takimit ata u përshëndetën dhe shkëmbyen disa fjalë, duke mbyllur gojën me dorë që të mos zbulonte njeri se çfarë po thoshin.

Në fund gjithçka u mbyll me një përqafim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat