Sot tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Futboll

Sot tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 11:10
Sot tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Sot në mesdite do të tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), përmes një njoftimi, ka bërë më dije se në orën 12:00 në selinë e shtëpisë së futbollit tonë, do të tërhiqet shorti për rundin e ardhshëm i garave në Kupën e Kosovës, garë kjo e dyta për nga rëndësia në vendin tonë.

“Komisioni i Garave njofton klubet dhe opinionin se sot të enjten në orën 12:00, në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Tutje në këtë njoftim thuhet se “pjesëmarrjen në këtë rreth të garave e kanë siguruar Llapi, Ballkani, Liria, Prishtina, Gjilani, Dukagjini, Prizreni, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, Behari, A&N, Fushë Kosova, Malisheva, Trepça’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat