Selektori i Gjermanisë: Është një katastrofë

Futboll

Selektori i Gjermanisë: Është një katastrofë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 23:04
Flick

Nje eliminim i turpshem dhe nje stol qe lekundet tashme per Hansi Flick. Gjermania e tij eshte jashte Boterorit, pikerisht e atij trajneri qe vendosi te largohej nga Bayern dhe te zgjidhte te ringrinte Gjermanine pasi Low deshtoi ne Rusi 2018…

Trajneri i Kombëtares Hansi Flick e bëri të qartë pas përfundimit: “Duhet të përmirësohemi në stërvitje!

E kote ta them disa here… Prej vitesh kemi folur për nje sulmues 9 qe na mungon dhe na duhet, por edhe për mbrojtës të fortë. Mbrojtja na ka dalluar prej vitesh. Ne kemi nevojë përsëri për bazat dhe ato sot nuk i kemi”.

Flick mbi lojën e spanjollëve kundër Japonisë: “Unë kurrë nuk shikoj skuadrat e tjera dhe ate qe bejne ato.

Është faji ynë, duhet të shikojmë veten dhe ate qe beme ne ne kete Boteror. Duhet ta kishim kthyer lojën shpejt në drejtimin tonë dhe nuk e beme”.

Muller tregohet me i ashper. “Është një katastrofë absolute! Nuk di si të vazhdoj fjalinë… Nëse kjo do të ishte ndeshja ime e fundit, atëherë do të doja të them disa fjalë për tifozët gjermanë të futbollit. Ishte një kënaqësi e madhe, të dashur njerëz!

Kemi kaluar momente të shkëlqyera. Jam përpjekur ta vendos zemrën time në fushë në çdo ndeshje. Gjithmonë kam dhënë maksimumin dhe herë kane qene lot gëzimi për gola dhe asist, herë kam percjelle dhimbje në fytyrat e tifozeve. Edhe nëse nuk kam pasur sukses në gjithcka kam bere, e kam bërë me dashuri. Më duhet të shoh gjithçka tjetër".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat