Selektori i Argjentinës: Çmenduri...

Futboll

Selektori i Argjentinës: Çmenduri...

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 23:12
Selektori i Argjentinës: Çmenduri...

Lionel Skaloni sigurisht që iu gëzua triumfit të Argjentinës së tij në fund të ndeshjes, sidomos pas rezultati që dhanë zëvendësimet e tij, por nuk pati vetëm fjalë të bukura për të thënë.

“Bëmë një ndeshje të mirë, sigurisht që nuk ishte e thjeshtë pasi na duhej patjetër të mbërrinim rezultatin, por e interpretuam në mënyrën e duhur. Nuk reshtëm asnjë moment së përpjekuri dhe në fund morëm frytet e punës sonë”, e nisi 44-vjeçari që vazhdoi: “Jemi një ekip i vështirë që do të vazhdojë të luftojë, por nuk jemi favoritë.

Është gabim të mendosh se do të shpallemi kampionë vetëm për shkak të kësaj ndeshjeje. Mos të harrojmë si humbëm me Arabinë Saudite, më dhemb akoma pasi për 5 minuta pësuam dy gola.

Çdo ekip është i vështirë dhe nuk mund të marrim asgjë për të mirëqenë edhe pse kam fatin që të kem një grup të kompletuar dhe të gatshëm për çdo ndeshje”.

Por pavarësisht kësaj, trajneri i Argjentinës kritikoi kohën e zhvillimit të ndeshjeve, sidomos atë të fazës tjetër që do të luhet të shtunën.

“Dua të sqaroj që më duket një çmenduri që do të luajmë pas dy ditësh, sidomos pasi kemi dalë të parët në grup. Ne jemi akoma në stadium, ndërkohë që Australia është duke pushuar.

Rivali? Do t’i marrim ndeshje pas ndeshjeje, do ta analizojmë rivalin, por nëse luajmë si sot, atëherë edhe ata do ta kenë të vështirë me ne. Do të gjejmë mënyrën e duhur për t’i dëmtuar”, përfundoi Skaloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat