Nxirrni jashtë Serbinë 

Futboll

Nxirrni jashtë Serbinë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 dhjetor 2022 Në ora: 12:27
Xherdan Shaqiri

Ballafaqimi mes Zvicrës dhe Serbisë, zgjon kureshtje të madhe. Një ndeshje më shumë se një ndeshje futbolli. 

Një ndeshje që sjell emocione të mëdha jo vetëm në Zvicër por kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pritet të startojnë nga minuta e parë si gjithmonë për kombëtaren e Zvicrës.

Dy emra që dridhen Kaliningradin me 22 qershor të vitit 2018, ku errësuan Beogradin dhe Serbinë në minutën e 90-të, mposhtën Serbinë me rezultat 2:1 dhe eliminuan nga Kampionati Botëror.

Golat e Xhakës dhe Shaqirit, gjithmonë do të mbesin në kujtesën e secilit shqiptar, gjithmonë do t’i kujtojnë serbët golat e nokautit në Kaliningrad. 

Sot në orën 20.00 në stadiumin “974” në Doha, Zvicër – Serbi, një finale për vend të dytë.

Brazili kryeson me 6 pikë, pasojnë Zvicra 3, Kameruni 1 dhe Serbia me 1 pikë.

Xhaka  e Shaqiri me shokë, o sot o kurrë, nxirrni Serbinë jashtë Kampionatit Botëror!

Sot është mbrëmja juaj, fitorja nuk ka të paguar, do të jetë festë e dyfishtë, përveç kualifikimit edhe eliminimi i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat