Remzi Ejupi: Zviceranët dhe shqiptarët janë bashkë 

Futboll

Remzi Ejupi: Zviceranët dhe shqiptarët janë bashkë 

Nga: K. G. Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:49
Granit Xhaka e Remzi Ejupi

Ish presidenti i klubit të futbollit Prishtina, Remzi Ejupi, ka një mesazh para ndeshjes së sotme mes Zvicrës dhe Serbisë, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit G të Kampionatit Botëror në futboll.  

Ndeshja luhet sonte në orën 20.00 dhe pritet me drithërima. 

Zvicra me një këmbë është në të tetën e finales.

“Ne shqiptarët, fatkeqësisht nuk e kishim mundësinë dhe fatin të përfaqësoheshim në Kampionate Botërore me ndonjërin prej dy shteteve tona. 

Por, ne gjithmonë e kishim dhe e kemi një pjesë dhe një hise tonën në këtë garë prestigjioze të futbollit. 

Krejt kjo falë djelmoshave tanë të artë, duke u nisur prej Ramës, për të vazhduar më pas me Behramin, Xhemailin, Kasamin... e deri tek treshja aktuale e shqiponjave: Xhaka, Shaqiri e Jashari.

Sonte, Zvicra, njëri prej shteteve më mike dhe më mikpritëse të shqiptarëve, do ta zhvillojë një ndeshje mjaft të rëndësishme, apo më mirë të themi vendimtare kundër Serbisë.

Uroj që, edhe në këtë sfidë, njëjtë sikur para pak më shumë se katër vjetësh, ambasadorët tanë në "Katar 2022", Xhaka e Shaqiri, të na gëzojnë dhe të na bëjnë krenarë me paraqitje dinjitoze dhe të jenë prapë protagonistë në fushë me "Helvetikët".

Sonte, zviceranët dhe shqiptarët janë bashkë, në kërkim të së tetës së finales së Kupës së Botës. Hopp Schwiiz!”, ka shkruar Ejupi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat