FSHF Cup rikthehet me edicionin e tretë javën e ardhshme

Futboll

FSHF Cup rikthehet me edicionin e tretë javën e ardhshme

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 16:18
FSHF Cup rikthehet me edicionin e tretë javën e ardhshme

Kompeticioni i futbollit amator 9×9 FSHF Cup do të rikthehet javën e ardhshme me ndeshjet e turit të parë eliminator në këtë edicion te tretë. Në një kohë që janë luajtur tetë javët e para të kampionatit FSHF Sunday League Albania 9×9 skuadrat pjesëmarrëse do të jenë të impenjuar në turneun e dytë për nga rëndësia të futbollit amator për këtë format, që do të nisë nga java e ardhshme dhe do të mbyllet në muajin shkurt të vitit 2023.

Ky edicion i tretë i turneut, që organizohet nën kujdesin e Drejtorisë së Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit, pritet të dhurojë spektakël dhe ka shfaqur një interes në rritje me shumë të apasionuar të futbollit që janë bërë pjesë e këtij formati, ku përveç futbolldashësve marrin pjesë edhe ish-lojtarë profesionistë.

Edicioni i parë i kupës u fitua nga skuadra Sind-Al , ndërsa MFC Prestige arrit ta fitonte trofeun në edicionin e dytë të këtij kompeticioni. Në turin e parë të FSHF Cup do të luhet me eliminim direkt dhe do vihen përballë tyre 36 skuadra të zonës së Tiranës, që do të formojnë 18 çiftet e më pas skuadrat fituese do të njihen me rivalët në turin e dytë përmes shortit.

Më poshtë edhe çiftet e turit të parë të FSHF Cup:

FSHF Cup

Raundi i parë 

Dussel – Antigonean

Friends – Vila L

Futura – Panthers Shkodër

Tirona Rep – JUAR

Nova– Albamer

Pastaria – Ferraj

ECO Empire – Passion

Primo – Elso

Homeland – ATS

Confucius – IMMI

Hidro Alfa – MD

Roamel – Dajti

CCBS – Alar

Enco Al – Raiffeisen

KKD – Oktapus

Kastriotët – Prestige

Barrikada – North Gate

BTL – Jata Market

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat