Partizani mundet edhe në miqësoren e dytë

Futboll

Partizani mundet edhe në miqësoren e dytë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 17:27
Partizani mundet edhe në miqësoren e dytë

Partizani po vazhdon fazën përgatitore në Turqi dhe sot ka zhvilluar atje ndeshjen e dytë miqësore si pjesë e këtyre përgatitjeve para rifillimit të kampionatit. Ekip i drejtuar nga Xhovani Kolela është mundur sot në tokën turke nga Sivaspor i Superligës në këtë vend, me shifrat 2-0.

Të kuqtë kanë luajtur me një rreshtim ku ishin thuajse të gjithë titullarët e zakonshëm, për të provuar forcën e tyre por ka qenë ekipi turk ai i cili ka dominuar sfidën. Epërsia në mbajtjen e topit është konkretizuar në golat e Jeshilurt në minutën e 23-të dhe e Jatabare në të 42-ën për skuadrën turke.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, të dy trajnerët kanë aktivizuar lojtarë të tjerë që kishin në dispozicion për të parë formën e tyre dhe në fund sfida është mbyllur po me shifrat 2-0 të 45 minutave të para.

PARTIZANI: Rexhepi, Bitri, Sota, Hadroj, Masanga, Murataj, Atanaskoski, Rrapaj, Hoti, Cara, Skuka / 𝐔 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐳𝐮𝐚𝐧: A.Hoxha, Menish, Mensah, Zuna, Preka, Buxhelaj, Telushi, Zekolli, Jonuzi, Nako, Hodo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat