​Holandë-Amerikë, formacionet e mundshme

Futboll

​Holandë-Amerikë, formacionet e mundshme

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 10:03
​Holandë-Amerikë

Sot me fillim nga ora 16:00 Kombëtarja e Holandës do të përballet me atë të Amerikës në stadiumin "Khalifa International", ndeshje kjo e para e fazës eliminatore të Kampionatit Botëror "Katar 202".

Holanda siguroi biletën drejt 1/8-ës së këtij Botërori si lidere e Grupit A duke regjistruar dy fitore (ndaj Katarit dhe Senegalit) dhe një barazim kundër Ekuadorit.

Në anën tjetër, Amerika zuri vendin e dytë në Grupin B, ku brenda tre ndeshjeve kishte një fitore kundër Iranit dhe dy barazime kundër Anglisë dhe Uellsit.

Takimi i fundit mes Holandës dhe Amerikës daton në muajin qershor të vitit 2015, ku asokohe triumfuan amerikanët me shifrat 4:3.

Sa i përket ndeshjes së sotme, në dyshim për t’u paraqitur është vetëm holandezi Jeremie Frimpong. Ndërsa Cristian Pulisic është shprehur i gatshëm për sfidën e 1/8-ës.

Më poshtë mund të gjeni formacionet e mundshme të dy kombëtareve.

Holanda (3-4-1-2): Noppert; Timber, Van Dijk, Ake; Dumfries, De Roon, F. De Jong, Blind; Klaassen; Gakpo, Depay

Amerika (4-3-3): Turner; Dest, Carter-Vickers, Ream, Robinson; McKennie, Adams, Musah; Weah, Sargent, Pulisic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat