Di Maria jashtë dhe Lautaro Martinez në stol

Futboll

Di Maria jashtë dhe Lautaro Martinez në stol

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 19:06
Di Maria jashtë dhe Lautaro Martinez në stol

Argjentina dhe Australia përballen sot në një sfidë direkte për të siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës 2022 ku i pret tashmë Holanda.

Padyshim argjentinasit janë favoritët e këtij dueli, me skuadrën e Skalonit që është një prej pretendenteve për të fituar trofeun. Megjithatë, ndaj “kangurëve”, ndeshja nis me lëvizje të rëndësishme në formacion pasi mungon Di Maria i dëmtuar, ndërsa Lautaro Martinez e nis si zëvendësues.

Kurse në radhët e Australisë, vëmendja më e madhe do të jetë te dyshja ofensive Leki-Djuk, të cilët kanë treguar se mund të krijojnë rreziqe para portave kundërshtare.

FORMACIONET ZYRTARE

Argjentina: Martínez; Molina, Romero, Otamendi, Akunja; De Pol, Enco Fernandez, Mek Alister, Papu Gomez, Julian Alvarez, Mesi.

Australia: Rajan, Behiç, Degenek, Roulls, Sutar, MekGri, Moi, Irvajn, Bakus, Leki, Djuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat