Klinsman: E trishtë të shoh një gjë të tillë në Botëror

Futboll

Klinsman: E trishtë të shoh një gjë të tillë në Botëror

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 19:07
Klinsman: E trishtë të shoh një gjë të tillë në Botëror

Paraqitjet e shumë skuadrave të mëdha në ndeshjet e treta në Botëror pasi kishin siguruar kualifikimin apo ishin thuajse të sigurta për të, kanë zhgënjyer Jurgen Klinsman. ish-futbollisti i njohur gjerman ka pranuar se të shihte skuadra si Franca e Brazili të luanin me lojtarët e stolit, me pasojë humbjen, ishte diçka shumë e trishtë.

“Në mentalitetin tim nuk ekziston”, tha ai duke folur për “Rai Sport”. “I kuptoj trajnerët që hedhin në fushë grupin e dytë për të bërë të gjithë pjesëmarrës dhe për të kënaqur zëvendësuesit. Por jo në Botëror, i cili nuk është bërë për të kënaqur lojtarët e ekipit, por për t;u fituar.

Që ta marr si shembull, Mbape dëshiron të luajë që të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë, ndaj duhet të hyjë në fushë.

Për mua është e trishtë të shoh këtë lloj rotacioni në Botëror”, deklaroi Klinsman duke komentuar ndeshjet që dhuruan surpriza të mëdha në turin e tretë në grupe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat