Cungu: Maradona legjendë e pavdekshme, Messi nuk e arrin dot…

Futboll

Cungu: Maradona legjendë e pavdekshme, Messi nuk e arrin dot…

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 22:49
Cungu: Maradona legjendë e pavdekshme, Messi nuk e arrin dot…

I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Qatar N’24”, trajneri i njohur shkodran, Armando Cungu, foli për ecurinë e deri tanishme në Kupën e Botës, teksa ndër të tjera u ndal edhe te eliminimi i Gjermanisë dhe impaktin që pati kjo disfatë në qytetin e Shkodrës:

“Shkodra është mësuar me përmbytje, por atë natë që u eliminua Gjermania, u përmbyt në thatësirë nga lotët e tifozëve. Gjermania nuk ka treguar potencial për të fituar në këto 2 kampionate.

Më është dukur Botëror i çuditshëm, ka pasur shumë surpriza. Kemi parë ekipe të dorës së dytë që luajnë futboll të bukur dhe që të krijojnë probleme.

Tani fillojnë siten gjërat. Faza e 1/16-ave nuk ka përballje titanësh, por 8-shja do të ketë përballje të forta. Mesi dhe Maradona nuk kanë nevojë për komente. Unë anoj më shumë te Maradona, është legjendë e pavdekshëm, sado që të mendohet Mesi nuk e arrin dot Maradonën, edhe po e mori Kupën e Botës”, u shpreh Cungu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat