Pele lajmërohet pas lajmeve për përkeqësimin e gjendjes

Futboll

Pele lajmërohet pas lajmeve për përkeqësimin e gjendjes

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 23:41
Pele

Legjenda e futbollit, Pele, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas raportimeve se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.

Të martën ai u shtrua sërish në spital dhe u raportua se gjendja vetëm sa ka shkuar duke iu përkeqësua.

Pele përmes një postimi në “Instagram” ka shkruar se është i fortë, i qetë dhe pozitiv, si dhe me shpresë.

Ai ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin ndaj tij, si dhe të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe përkrahëse.

“Miqtë e mi, dua t’iu mbaj të gjithëve të qetë dhe pozitivë. Jam i fortë, me shumë shpresë dhe do ta ndjek trajtimin tim si zakonisht. Dua të falënderoj të gjithë stafin mjekësor për të gjithë kujdesin që kam marrë”.

“Kam shumë besim në Zot dhe çdo mesazh që kam pranuar nga ju, nga e gjithë bota, më mban me energji të plotë. Dhe duke shikuar Brazilin në Kupën e Botës gjithashtu. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Pele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat