Doriev: Duam ta mbyllim vitin me fitore

Futboll

Doriev: Duam ta mbyllim vitin me fitore

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 23:43
Doriev: Duam ta mbyllim vitin me fitore

Shkëndija e Tetovës është përgatitur për ndeshjen e fundit të gjysmësezonit vjeshtor, kur të dielën në Shkup përballemi me Makedonija Gj.P.. Duke qenë se në xhiron e 18-të Shkëndija është e lirë, dueli i kësaj fundjave në Shkup është i fundit për kuqezinjtë në vitin 2022. 

“Duam ta mbyllim vitin me fitore dhe jemi duke menduar pozitivisht për të shkuar në Shkup, të japim maksimumin e mundësive tona dhe të marrim rezultatin e dëshiruar.

Pastaj pason pauza ku do të kemi kohë për të reflektuar, të analizojmë mirë gjërat dhe të përgatitemi që në pranverë të kompensojmë gjithë atë që lëshuam gjatë vjeshtës”, shprehet sulmuesi Ljupço Doriev. 

Sipas sulmuesit, rezultatet e Shkëndijës nuk korospondojnë me mundësitë reale të skuadrës, mirëpo ajo që ka kaluar nuk mund të kthehet dhe kuqezinjtë duhet të shikojnë përpara për të performuar në lartësinë e duhur në pjesën e dytë të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat