Francë-Poloni, formacionet e mundshme

Futboll

Francë-Poloni, formacionet e mundshme

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Franca dhe Polonia do të luftojnë kokë më kokë për të siguruar një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira në Kupën e Botës.

Ballafaqimi ndërmjet tyre pritet të jetë jashtëzakonisht interesant, sidomos për shkak të cilësive të mëdha që të dy kombëtaret i kanë në fazln ofanzive.

Franca që është kampion bote në fuqi shihet si favorit për të vazhduar tutje, por Robert Lewandowski me shokë do të kërkojnë që t'ia ndalojnë këtë objektiv.

Karim Benzema dhe Lucas Hernandez janë mungesat në radhët e francezëve, kurse polakët janë të kompletuar për këtë sfidë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 16:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Franca (4-2-3-1): Lloris; Kounde, Upamecano, Varane, Theo Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud

Polonia: (4-4-2): Szczesny; Cash, Kiwior, Glik, Bereszynski; Zielinski, Bielik, Krychowiak, Frankowski; Milik, Lewandowski

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat