Rikthehet Neymar, i gatshëm për sfidën me Korenë e Jugut

Futboll

Rikthehet Neymar, i gatshëm për sfidën me Korenë e Jugut

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 15:25
Neymar

Sulmuesi i Brazilit Neymar duket se ka lënë prapa krahëve lëndimin e tij dhe tashmë është rikuperuar plotësisht.

Kështu së paku ka konfirmuar trajneri i Brazilit, Tite, i cili ka thënë se ylli i Paris-Saint-Germain do të stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të kombëtares.

“Po, Neymari do të luajë. Ai do të stërvitet me ne dhe nëse gjithçka shkon mirë, ai do të jetë në fushë.”, ka thënë Tite.

Brazili dhe Koreja e Jugut do të ballafaqohen më 5 dhjetor dhe fituesi i këtij ballafaqimit do të kalojë në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat