Është bërë tifozja më e famshme e Kupës së Botës 2022

Futboll

Është bërë tifozja më e famshme e Kupës së Botës 2022

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 17:59
Është bërë tifozja më e famshme e Kupës së Botës 2022

Ylli kryesor mediatik i Kupës së Botës 2022 është Ivanna Knoll nga Kroacia. Modelja u bë e famshme në javën e parë të turneut, kur postoi disa foto në Instagram me rroba banje dhe më pas erdhi në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Marokut (0:0) me një fustan të ngushtë në ngjyrat tradicionale.

Për ndeshjen e dytë të Kroacisë  me Kanadanë (4:1) Ivanna erdhi me një fustan të shkurtër me shpatulla të zhveshura. Në atë kohë, ajo kishte marrë shumë komente për shkeljen e ligjeve lokale dhe zakoneve myslimane. Dikush madje kërkoi të dëbonte Knoll-in.

Ivanna tha se ishte e tronditur nga rregullat e Katarit

“U trondita kur mësova për herë të parë për rregullat lokale. Është e ndaluar të zhveshni shpatullat, gjunjët, stomakun. Isha shumë e zemëruar. Unë jam katolike nga Kroacia dhe kam ardhur këtu për shkak të Kupës së Botës.

Vendasit më konfirmuan se mund të vishja çfarë të doja. Por nuk e kisha idenë se një video me bikini në plazh mund të ishte një punë kaq e madhe. Është diskutuar nga i gjithë Katari! Të gjithë më njohin.

Nuk kam pasur kurrë frikë se mos më arrestojnë se jam kjo që jam. Dhe nuk mendoj se mund të lëndoj dikë duke veshur bikini.

Por reagimet në Katar janë të mira. Shumë vijnë dhe bëjnë foto me mua”, tha Knoll në një intervistë.

Jo të gjithë i afrohen Ivanës për të bërë një foto. Disa njerëz e bëjnë atë nga larg.

Knoll festoi arritjen e shifrës së një milion ndjekësve në Instagram.

Kush është Knoll? 

Ivanna shkoi në Kupën e Botës 2014 në Brazil dhe Kupën e Botës 2018 në Rusi. Por ajo u bë një yll në Katar për shkak të stilit të veshjeve.

Shumë media shkruan se Ivanna fitoi konkursin e bukurisë Miss Kroacia në vitin 2016. Kjo nuk eshte e vertete. Në fakt, ajo është një finaliste (top 15) e Miss Croatia World 2016.

Ajo tani ka 1.2 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe markën e saj të rrobave të banjës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat