Vidal: Nuk iki nga kombëtarja

Futboll

Vidal: Nuk iki nga kombëtarja

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 18:08
Vidal: Nuk iki nga kombëtarja

Arturo Vidal i ka idetë e qarta. Në moshën 35-vjeçare, ai nuk dëshiron të largohet nga kombëtarja e Kilit. Edhe pse nuk arriti të kualifikohet për në botërorin e Katar 2022, mesfushori që luan me Flamengo nuk ka ndërmend të largohet.

“U kritikuam shumë për faktin që nuk u kualifikuam, por mos harroni që kemi fituar dy herë Kupën e Amerikës.

Jemi një grup lojtarësh që luajmë së bashku prej 10-12 vitesh dhe duhet një rinovim”, tha Vidal, që nga ana e tij s’ka ndërmend të largohet.

“As që e mendoj tërheqjen nga kombëtarja, nuk e di se nga kanë dalë thashethemet. Fakti që nuk jemi në botëror është i rëndë, por mendoj se brezi i ri që po vjen do t’ia dalë mbanë dhe unë do të bëj maksimumin për t’i udhëhequr. Jam 35 vjeç por ndihem në formë të shkëlqyer”, tha Vidal.

“Luaj me një nga ekipet më të forta në Amerikën Latine, Flamengon. Pasi të largohem nga sporti do të bëhem trajner. Dua të përfundoj kursin, të marr patentën e trajnerit dhe do të jem drejtuesi i kombëtares. Dua të transmetoj te djemtë e rinj të kombëtares atë që unë kam mësuar nga trajnerët e mi”, tha Arturo Vidal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat