Ashtu si i ka hije Brazilit, demolon Korenë e Jugut

Futboll

Ashtu si i ka hije Brazilit, demolon Korenë e Jugut

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 dhjetor 2022 Në ora: 19:58 Përditësuar në ora: 21:52 më 05.12.2022
Brazili feston

Super Brazili

Brazili është në çerekfinale të Kampionatit Botëror në futboll, që po mbahet në Katar.

“Kariokët” me lehtësi e mposhtën me rezultat 4:1 Korenë e Jugut.

Në çerekfinale do të takohen: Brazili – Kroacia, Holanda - Argjentina dhe Anglia – Franca. 

Brazili për 45 minutat e parë, katër herë tundi portën e Koresë së Jugut.  

Një ndeshje që u karakterizuar me lojë të hapur dhe me raste shënimi nga të dy palët.

Në minutën e 7-të, Vinicius Junior nga 10 metra me gjakftohtësi e mjeshtri e dërgon topin në rrjetë, 1:0.

Rezultati dyfishohet në minutën e 13-të, Neymar i pagabueshëm nga penalltia.

Në minutën e 17-të, portieri Alisson (Brazil) ka intervenuar për mrekulli, duke e ndal goditjen e Seung-Gyu Kim.

Richarlison në minutën e 29-të, me dinakërinë e tij, e mposhti portierin rival, 3:0.

Brazili çmonton Korenë e Jugut në minutën e 36-të, Lucas Paqueta nga afërsia me goditje të fortë shkund portën e rivalit, 4:0

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 48-të, Koreja e Jugut pati rastin më të mirë, por portieri Alisson nuk mposhtet. Heung-Min Son nga afërsia godet por portieri brazilian dëbon topin në korne.

Në minutën e 76-të, futbollisti Seung-Ho Paik nga rreth 22-23 metra ka shënuar gol të bukur në portën e "Kariokëve", 4:1.

Pesë herë kampioni i botës, Brazili, do të ndeshet me nënkampionin në fuqi të botës, Kroacinë, që pritet të jetë një çerekfinale e zjarrtë.

Brazili - Koreja e Jugut 4:1

Shënues: Vinicius Junior (7'), Neymar (13'), Richarlison (29'), Paqueta (36') - Ho Paik (76')..
Kartona të verdhë: Jung Woo-Young.
Brazili: Alisson (Weverton 80'); Militao (Dani Alves 63'), Thiago Silva, Marquinhos, Danilo (Bremer 72'); Paqueta, Casemiro; Raphinha, Neymar (Rodrygo 81'), Vinicius (Martinelli 72'); Richarlison.
Koreja e Jugut: Seung-Gyu; Jin-Su (Hong Chul 46'), Kim Min-Jae, Woo-Young (Son Jun-Ho 46'), Moon-Hwan; Young-Gwon, Hwang Inbeom (Paik Seung-Ho 65'), Jae-Sung (Lee Kang-In 74'); Hwang Hee-Chan, Cho Gue-Sung (Hwang Ui-Jo 81'), Son.

Brazili shkatërron gjithçka

(E plotësuar) - 90' Brazili fiton.

86' Brazili do ta ketë për rival Kroacinë në çerekfinale.

83' Ndeshaj drejt fundit.

Brazili - Koreja e Jugut 4:1

Shënues: Vinicius Junior (7'), Neymar (13'), Richarlison (29'), Paqueta (36') - Ho Paik (76')..

Kartona të verdhë: Jung Woo-Young.

Brazili: Alisson (Weverton 80'); Militao (Dani Alves 63'), Thiago Silva, Marquinhos, Danilo (Bremer 72'); Paqueta, Casemiro; Raphinha, Neymar (Rodrygo 81'), Vinicius (Martinelli 72'); Richarlison.

Koreja e Jugut: Seung-Gyu; Jin-Su (Hong Chul 46'), Kim Min-Jae, Woo-Young (Son Jun-Ho 46'), Moon-Hwan; Young-Gwon, Hwang Inbeom (Paik Seung-Ho 65'), Jae-Sung (Lee Kang-In 74'); Hwang Hee-Chan, Cho Gue-Sung (Hwang Ui-Jo 81'), Son.

80' Koreja e Jugut kërkon ta ngushtojë humbjen.

 76' Brazili ka pësuar gol. Futbollisti Seung-Ho Paik nga rreth 22-23 metra ka shënuar gol të bukur në portën e "Kariokëve", 4:1.

75'  Brazili është i kualifikuar.

 70' Koreja e Jugut synon golin e nderit.

66' Lojë me ritëm.

62' Gjithçka është e qartë, Brazili avancon me 4:0. Raphinha në rast ideal por gjuan drejt në portierin e Koresë së Jugut.

58' Koreja e Jugut në presion.

54' Brazili nuk kënaqet me këtë epërsi.

50' Koreja e Jugut lufton që të shmang huumbjen e thellë.

48' Koreja e Jugut pati rastin më të mirë, por portieri Alisson nuk mposhtet. Heung-Min Son nga afërsia godet por portrieri brazilian dëbon topin në korrne..46' Brazili fillon furishëm edhe pjesën e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Brazili vazhdon me presion.

44' Koreja e Jugut e dorëzuar.

41' Ndeshje e dominuar nga Brazili.

39'  A po synon Brazili fitorren më bindëse?

36' Brazili çmonton Korenë e Jugut, Lucas Paqueta nga afërsia me goditje të fortë shkund portën e rivalit.

32' Brazili po rikthen shkëlqimin e dikurshëm.

29' Richarlison me dinakërinë e tij, mposhto portierin rival, 3:0.

26' Brazili pretendon golin tjetër.

23' Lojë e hapur.

20' Koreja e Jugut po luan më gjalllë.

17' Portieri Alisson (Brazil) ka intervenuar për mrekulli, duke e ndal goditjen e Seung-Gyu Kim.13' Neymar ka shënuar nga penalltia, 2:0 për Brazilin.

11' Penallti për Brazilin.

7' Vinicius Junior nga 10 metra me gjakftohtësi e mjeshtri e dërgon në rrjetë, 1:0.

6' Brazil më agresiv.

4' Brazili ka shtuar presionin.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Neymar titullar

Neymar titullar dhe paraqet rrezik për rivalin.

Brazili do të përballet me Korenë e Jugut në fazën e 1/16 në Botërorin e Katarit.

Padyshim favoritë për të kaluar në çerekfinale janë “seleçao”. Koreanët do të kërkojnë të shkruajnë historinë duke mposhtur brazilianët dhe për të prekur fazën e 1/8-ave

Tekniku Tite ka zgjedhur Nejmarin titullar sot, pas dy ndeshjeve mungesë ndaj Zvicrës dhe Kamerunit.

Rikthehet ylli i brazilianëve

Rikthehet ylli i brazilianëve!

Brazil-Koreja e Jugut do të zhvillojnë këtë të hënë ndeshjen që vendos se cila mes këtyre dy skuadrave do të shkojë në fazën çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022.

Një nga favoritët kryesorë të këtij Botërori, Brazili pritet të japë maksimumin për ta siguruar sa më shpejt biletën dhe me rikthimin e Neymar ky mision pritet të jetë më i thjeshtë, nga ana tjetër Koreja e Jugut do tentojë “mrekullinë”.

Përpara nisjes së këtij takimi trajnerët Tite dhe Bento kanë vendosur si do e nisin këtë takim.

Brazili - Koreja e Jugut, sfidë me emocione

Brazili e zhvillon ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Koresë së Jugut në Botërorin ‘Katar 2022’.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin 974 me fillim nga ora 20:00.

Selecao doli si lider i Grupit G me pikë të barabarta me Zvicrën (nga gjashtë), ndërsa jugkoreanët përfunduan në vendin e dytë të Grupit H me katër pikë, dy më pak se lideri Portugalia.

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me Kroacinë në çerekfinale, pas fitore së tyre në penallti ndaj Japonisë.

Formacionet zyrtare:

Brazili: Alisson; Militao, Thiago Silva, Marquinhos, Danilo; Paqueta, Casemiro; Raphinha, Neymar, Vinicius; Richarlison.

Koreja e Jugut: Seung-Gyu; Jin-Su, Kim Min-Jae, Woo-Young, Moon-Hwan; Young-Gwon, Hwang Inbeom, Jae-Sung; Hwang Hee-Chan, Cho Gue-Sung, Son.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat