Enrique: Nëse luajmë si Spanja e mundim Marokun!

Futboll

Enrique: Nëse luajmë si Spanja e mundim Marokun!

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 20:09
Enrique

“Nëse luajmë si Spanjë, mund ta mposhtim Marokun”-kështu e nisi konferencën për mediet në prag të sfidës me eliminim direkt të Kupës së Botës, Katar 2022, trajneri Luis Enrique.

Më tej duke folur për formacionin e mundshëm, Enrique theksoi se të gjithë lojtarët e tij janë të mirë dhe që të gjithë mund të luajnë në formacion.

“Lojtarët e mi janë të gjithë mirë. Ne nuk do ta ndryshojmë idenë e lojës.

Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të dominojmë 90 minutat, sepse luajmë kundër ekipeve, lojtarëve dhe trajnerëve të nivelit të lartë. Ne nuk luajmë vetëm, por luajmë kundër Marokut, i cili është një ekip i madh dhe ka një motivim të madh.”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat