Agnelli mund të dënohet me 12 vjet burg!

Futboll

Agnelli mund të dënohet me 12 vjet burg!

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 23:05
Agnelli mund të dënohet me 12 vjet burg!

Pas skandalit që tronditi Italinë, të gjithë anëtarët e bordit drejtues të Juventusit dhanë dorëheqjen.

Mirëpo, siç duken gjasat, kjo nuk do t’i shpëtojë nga dënimi me burg që i pret, thonë mediat vendase, duke cituar pjesë të Prokurorisë.

Domethënë, vetëm presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, mund të dënohet me burgim deri në 12 vjet, sipas ligjeve të Italisë.

Pronari i Juventusit, Elkann është në telashe të mëdha dhe pyetja është se si do të përfundojë në fund e gjithë kjo histori.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat