​Ja pse 13 dhjetori mund të jetë ditë e madhe në Kampionatin Botërorit

Futboll

​Ja pse 13 dhjetori mund të jetë ditë e madhe në Kampionatin Botërorit

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Kampionati Botëror i futbolli që po zhvillohet në Katar tashmë ka hyrë në fazën e tij më të nxehtë dhe paparashikueshmëria e tij sa vjen e bëhet më e madhe.

Në horizon është edhe superklasikja ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës dhe është e mundshme që ta shohim një përballjes ndërmjet Lionel Messit dhe Neymarit.

Në disa kultura, e marta e datës 13-të konsiderohet një ditë e pafat. Sa herë e keni dëgjuar atë thënien e vjetër që thotë "të martën më datë 13, mos u martoni, mos dilni nga shtëpia". Epo, mënjanë bestytnitë, Botërori i Katarit është dy ndeshje larg një përbaljeje të re Argjentinë-Brazil në një nga gjysmëfinalet e Botërorit dhe do të luhej të martën më 13 dhjetor.

Nëse skuadra e Lionel Scalonit, e cila sapo ka eliminuar Australinë në raundin e 16-të, mund Holandën të premten ( nga ora 16:00), dhe skuadra e Tites, e cila mposhti Korenë e Jugut në raundin e 16-të, mundi Kroacinë, në të njëjtën ditë, argjentinasit dhe brazilianët do të përballen sërish në një Botëror pas finales së Copa América. Ndërkohë pati një ndeshje tjetër për kualifikimet që përfundoi pa gola në San Juan dhe një tjetër e pezulluar në San Pablo.

Të gjithë presin një klasike të tillë në një Botëror, diçka që nuk ka ndodhur prej 22 vitesh.

Një duel i tillë padyshim se do të ishte një spektakël i vërtetë, por edhe një finale para finales, me plotë kuptimin e fjalës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat