Horner konfirmon: Rikiardo, si pilot reservist te “Red Bull”-i

Futboll

Horner konfirmon: Rikiardo, si pilot reservist te “Red Bull”-i

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 14:01
Horner konfirmon: Rikiardo, si pilot reservist te “Red Bull”-i

Kristian Horner ka konfirmuar së fundmi edhe një herë kthimin e Daniel Rikiardo te “Red Bull”-i. Shefi i “Red Bull”-it, Horner ka thënë me shaka së fundmi se Rikiardo bëri ‘budallallëk’ kur vendosi të largohej nga Red Bull në fundin e sezonit 2018. Piloti australian do të kthehet në vitin 2023 te “Red Bul”-il për të marrë rolin e pilotit rezervist, dhe Horner shpjegoi se si erdhën deri te ky vendim.

“Danieli bashkohej me ne si tinejxher dhe u rrit me skuadrën këtu. Ai pati disa suksese këtu me ne, pastaj bëri një budallallëk dhe shkoi për të drejtuar makinwn e disa skuadra tjera dhe s’i funksionoi kurrë.

Por Danieli është një personalitet kaq i madh dhe një personazh i madh. Ne menduam se ishte e drejtë ta kthenim atë në ekip – dhe sigurisht në promovim, ai ka buzëqeshjen më të madhe në Formula 1.

Për të, ai do të jetë në gjendje të kthehet në duke u argëtuar dhe rizbuluar kënaqësinë e të qenit pilot i Formula 1, në vend të stresit që ka pasur gjatë dy viteve të fundit”, shtoi ai.

Rikiardo ishte së fundmi pjesë e skuadrës së MekLaren, në një aventurë që mbetet për t’u harruar..

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat