Tite: I kërkova ndihmë Ancelottit për skemën e Brazilit...

Futboll

Tite: I kërkova ndihmë Ancelottit për skemën e Brazilit...

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 15:07
Tite

Shumica e histroive interesante për lojtarët priren të mbahen pas dyerve të mbyllura.

Megjithatë, në disa raste të rralla, këto histori dalin në dritë, siç ishte rasti me mënyrën se si trajneri i Brazilit Tite i bëri thirrje Ancelottit për ta ndihmuar atë që të shihte më të mirën te Vinicius dhe ta ndihmonte për pozicionimin e tij me kombëtaren.

Duke folur për “Marca”, Tite shpjegoi se si ai u afrua me teknikun italian për të kuptuar më mirë se si të formulonte plane sulmuese me Vinicius në formacion.

“Unë i kërkova Ancelottit këshilla se çfarë mund të bënim, çfarë tipare taktike ata përdorën te Real Madrid në mënyrë që Vini Jr të përshtatej edhe te kombëtarja.

Në folëm për situata të ndryshme që do t’i jepnin atij liri krijuese, një kundër një. Është një gjë e bukur dhe transparente e dy teknikëve që duan më të mirën prej tij”, u shpreh Tite, tekniku i Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat