Për herë të parë në histori në çerekfinale

Futboll

Për herë të parë në histori në çerekfinale

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 21:01
Për herë të parë në histori në çerekfinale

Maroku bëhet përfaqësuesja e parë afrikano-veriore dhe e katërta afrikane që arrin në çerekfinale të Kupës së Botës.

Një sukses historik për këtë kombëtare, që arriti të eliminonte Spanjën, kampione bote në vitin 2010.

Më herët, nga Afrika kanë mundur të prekin çerekfinalet Kameruni (1990), Senegali (2002) dhe Gana (2010)

Tifozët e Marokut “u derdhën lumë” nëpër rrugët e qyteteve, me flakadanë e fishekzjarrë në duar, për t’iu gëzuar një suksesi kaq të madh, të papërjetuar më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat