Goli e bën rekordmenin e të gjitha kohëve në Botëror

Futboll

Goli e bën rekordmenin e të gjitha kohëve në Botëror

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 22:04
Goli e bën rekordmenin e të gjitha kohëve në Botëror

Kepler Laveran de Lima Ferreira nga sot është një legjendë e futbollit botëror, pasi ka thyer një rekord në Kupën e Botës.

Mbrojtësi portugez, që të gjithë e njohin vetëm si Pepe, ka shënuar ndaj Zvicrës sot në ndeshjen e fazës me eliminim direkt dhe kaq i mjaftoi që të kalojë një emër legjendar të futbollit botëror si Roxher Milla, duke e lënë pas ish-sulmuesin kamerunas.

Me golin e shënuar sot, në moshën 39 vjeç e 283 ditë, Pepe është bërë futbollisti më i vjetër i cili shënonte në një fazë me eliminim direkt të Kupës së Botës në të gjithë historinë e këtij turneu.

Milla mbante rekordin e mëparshëm me golin e tij ndaj Kolumbisë në moshën 38 vjeçare e 34 dítë në vitin 1990.

Ndërkohë, goli i shënuar nga Gonçalo Ramos po në ndeshjen ndaj Zvicrës, e bëri atë portugezin më të ri që realizonte në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, në moshën 21 vjeçare e 169 dítë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat