Reagon Eto’o: Kërkoj falje për reagimin, por po vazhduan kështu do ndodhë tragjedi…

Futboll

Reagon Eto’o: Kërkoj falje për reagimin, por po vazhduan kështu do ndodhë tragjedi…

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 22:42
Reagon Eto’o: Kërkoj falje për reagimin, por po vazhduan kështu do ndodhë tragjedi…

Samuel Eto’o, president i federatës së futbollit të Kamerunit, theu heshtjen e tij pas përplasjes që pati me një video-youtube algjerian në fund të ndeshjes mes Brazilit dhe Koresë së Jugut jashtë stadiumit në Katar: “Në fund të Brazil- Kore e Jugut, një argument i dhunshëm më vuri përballë nje mbështetesi te Algjerisë.

Më vjen shumë keq që humba durimin dhe reagova në një mënyrë që nuk më përfaqëson. I kërkoj falje publikut për këtë incident fatkeq. Unë zotoj të vazhdoj të rezistoj provokimeve dhe ngacmimeve te pareshtura te disa simpatizanteve algjerianë…

Ne fakt qe nga ndeshja Kamerun-Algjeri me 29 mars ne Blida kam qene shenjester ofendimesh dhe akuzash te pabaza per mashtrim.

Gjate ketij Botërori tifozët me kane ngacmuar vazhdimisht. Unë do të doja t’ju kujtoja se skenari në Algjeri ishte mizor, por në përputhje të përkryer me rregullat dhe etikën e sportit tonë.

U refuzuan ankesat e paraqitura nga Federata Algjeriane e Futbollit para gjykatave kompetente. Prandaj u bëj thirrje autoriteteve algjeriane dhe federatës simotër algjeriane që të marrin përgjegjësinë e tyre për t’i dhënë fund kësaj klime të dëmshme përpara se të ndodhë një tragjedi më e rëndë.

Tifozëve të Kamerunit u shpreh dëshirën që të gjejnë qetësi dhe të arrijnë të kapërcejnë zhgënjimin e një eliminimi të dhimbshëm por tashmë pas tyre”, mbylli deklaraten e tij legjenda e Kamerunit ku sot eshte edhe president i Federates…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat