Hazard vendos përfundimisht për të ardhmen te Belgjika

Futboll

Hazard vendos përfundimisht për të ardhmen te Belgjika

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 13:00
Hazard vendos përfundimisht për të ardhmen te Belgjika

Tashmë është zyrtare, Eden Hazard nuk do të jetë më pjesë e kombëtares së Belgjikës.

Këtë lajm e ka bërë publik, Federata Belge e Futbollit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar, “Twitter” duke konfirmuar largimin e sulmuesit të Realit të Madridit nga “Djajtë e kuq”.

Nga viti 2008 ku ka debutuar me fanellën e përfaqësues A të Belgjikës e deri tani, Hazard ka luajtur 126 ndeshje duke shënuar 33 gola.

Belgjika e mbylli aventurën në Botëror shumë herët, në fazën e grupeve, teksa u pozicionuan në vendin e 3 me 4 pikë, ku në tre ndeshje, fituan 1 (ndaj Kanadasë 1-0), barazuan 1 (ndaj Kroacisë 0-0) dhe humbën 1 (ndaj Marokut 0-2).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat