Ferizaj vazhdon ofensivën e largimeve të futbollistëve.
Kësaj radhe ka larguar Elbasan Thaqi.
Jo me kaq, raportohet se Ferizaj do të largojë edhe disa futbollist të tjerë.
“FC Ferizaj njofton se edhe zyrtarisht nga dita e sotme i ka ndarë rrugët me qendërmbrojtësin, Elbasan Thaqi.
Thaqi tash e 3 muaj nuk ka qenë pjesë e ekipit, për shkak të një vendimi të Komisionit Disiplinor brenda klubit që e suspendoi qendërmbrojtësin Thaqi.
Shëndet e suksese Elbasan Thaqi!”, njofton FC Ferizaj.