Asllani: Dua të luaj në Botërorin tjetër me Shqipërinë

Futboll

Asllani: Dua të luaj në Botërorin tjetër me Shqipërinë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 14:49
Asllani

Kristjan Asllani mund të kishte luajtur për Italinë, por zgjodhi Shqipërinë.

Mesfushori i Interit shpjegon zgjedhjen e tij për “Gazzetta dello Sport” duke treguar ëndrrën e tij.

“Kam lindur në Shqipëri, origjina të thërret thellë në zemër.

Një pjesë e madhe e zemrës sime ndodhet për Italinë, por origjina nuk harrohet kurrë dhe e ndjeja si detyrim të zgjidhja Shqipërinë.

Kupa e Botës? Do të doja shumë që Botërorin tjetër të luaja. Gjithashtu do të doja të shihja një lojtar të Interit si kampion bote këtë edicion”, është shprehur talenti shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat