Monza kthehet nga Berat Gjimshiti

Futboll

Monza kthehet nga Berat Gjimshiti

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:11
Monza kthehet nga Berat Gjimshiti

Te Monza po mendojnë për përforcimet që do të bëhen në merkaton e janarit dhe duket se CEO Adriano Galliani ka parësore mbrojtjen.

Nga mediet italiane raportohet se emri më konkret për ta është ai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare dhe Atalanta-s, Berat Gjimshiti

Gjimshiti duket se është profili ideal për Monzën. Megjithatë, në të njëjtën kohë, Monza do të duhet të vlerësojë edhe gjendjen e tij fizike, me mbrojtësin shqiptar që ka luajtur vetëm 5 ndeshje në Serie A këtë sezon për shkak të dëmtimit që pësoi më 21 gusht.

Gjithashtu vështirë se Atalanta do ta lërë shqiptarin të largohet, duke qenë se marsin e kaluar ata zgjatën kontratën deri në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat