Tite: Do vazhdojmë ta bëjmë në çdo gol!

Futboll

Tite: Do vazhdojmë ta bëjmë në çdo gol!

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:12
Tite: Do vazhdojmë ta bëjmë në çdo gol!

“Kërcimi i pëllumbave”, mënyra se si ekipi i Brazilit feston pas golave dhe fitoreve, në të cilën u përfshi edhe trajneri Tite, gjatë ndeshjes Brazil-Kore e Jugut bëri xhiron e botës.

Trajneri i brazilianëve, i shtyrë nga Richarlison (shpikësi i kërcimit) pas fitores 3-0, u bashkua në festën e ekipit të tij, gjë e cila solli diskutime të shumta më pas, pasi u pa si mosrespektim i kundërshtarit.

Duke folur në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022, Tite theksoi se është në kulturën e Brazilit që golat t’i festosh me kërcim.

“Është në kulturën braziliane kur shënon një gol. Nuk është kurrë mungesë respekti. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë në mënyrën tonë, sepse nuk po tregojmë mungesë respekti ndaj askujt.”-deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat