Festuan me kërcime nga më të ndryshmet

Futboll

Festuan me kërcime nga më të ndryshmet

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:22
Festuan me kërcime nga më të ndryshmet

Trajneri i Brazilit, Tite u përfshi në festën e ekipit të tij pas njërit nga golat e shënuar ndaj Koresë së Jugut në 1/8 e finales së Botërorit. 

Kjo gjë dhe festa me kërcime nga më të ndryshmet të futbollistëve brazilian pas golave të shënuar, ngjalli polemika të shumta në media.

Tite në deklaratën e tij para ndeshjes çerekfinale ndaj Kroacisë theksoi se do të vazhdojnë me festime të tilla sepse është në kulturën e tyre dhe nuk shfaq mungesë respekti.

“Është në kulturën braziliane kur shënon një gol. Nuk është kurrë mungesë respekti”.

“Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë në mënyrën tonë, sepse nuk po tregojmë mungesë respekti ndaj askujt”, ka thënë Tite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat