Humbja nga Cadizi, Ten Hag: Nuk ishim zgjuar, ishim duke fjetur

Futboll

Humbja nga Cadizi, Ten Hag: Nuk ishim zgjuar, ishim duke fjetur

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:47
Ten Hag

Trajneri holandez, Erik ten Hag i ka akuzuar lojtarët e tij që ishin duke fjetur në miqësoren e Manchester United kundër Cadizit, ndërsa tha se paraqitja e tyre në pjesën e parë ishte e papranueshme.

United u mposht 4:2 nga Cadizi në stadiumin “Nuevo Mirandilla”, ku kjo ishte njëra nga dy ndeshjet miqësore që “Djajtë e Kuq” do t’i zhvillojnë para se sezoni të ri-nisë kur të përfundoj Kupa e Botës.

United ishte në disavantazh prej 2:0 qysh në 14 minutat e para të ndeshjes në Spanjë, por barazoi rezultatin përmes penalltisë së Anthony Martial dhe Kobbie Mainoo në pjesën e parë.

Por, United i cili kishte lojtarë të ndryshëm në pjesën e parë dhe të dytë të ndeshjes, pranoi edhe dy gola të tjerë, dhe trajneri Ten Hag nuk ishte i kënaqur aspak me atë se çfarë shikoi në këtë përballje eksperimentuese.

“Është tejet e qartë. Ne nuk ishim zgjuar, ishim ende duke fjetur në 15 minutat e para. Ata ishin një rrezik në kundërsulme. E pamë, gola e dytë nuk mund të ndodhë. Nuk ishim zgjuar në mbrojtje por gjithashtu në mesfushë ishim të dobët. Nuk është e mundur dhe nuk është e pranueshme”, tha Ten Hag.

United ishte pa 15 lojtarë të cilët ishin, ose janë ende pjesë e Kampionatit Botëror në Katar me kombëtaret e tyre. Victor Lindelof, Scott McTominay, Donny van de Beek dhe Martial ishin ndër lojtarët që ishin titullarë te United, ku ky i fundit ndeshjen e radhës e zhvillon të shtunën kundër Real Betisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat