Mac Allister: Do të përqëndrohemi në lojën tonë

Futboll

Mac Allister: Do të përqëndrohemi në lojën tonë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 18:20
Mac Allister: Do të përqëndrohemi në lojën tonë

Mesfushori i Brighton dhe i Argjentinës, i cili është kthyer në një lojtar kyç në formacionin e teknikut Scaloni, Alexis Mac Allister ka folur ditën e sotme, në konferencën për shtyp në virgjile të ndeshjes çerek-finale, kundër “tulipanëve” të Hollandës.

Mac Allister u shpreh shumë mirënjohës për besim që ka marrë nga gjithë ekipi dhe gjithashtu tha, se po përjeton diçka të mrekullueshme.

“Po ju them të vërtetën, nëse do më kishit pyetur para Kupës së Botës, unë do të kisha nënshkruar me aq sa po ndodh. Para ndeshjeve zakonisht jam në ankth dhe nervoz, por në këtë Botëror ka diçka që nuk më bën të ndihem ashtu, është e rëndësishme të relaksohem për t’u argëtuar. Ne jemi një grup i bashkuar, që nga dita e parë të gjithë më besuan dhe po përjetoj diçka të mrekullueshme”,- u shpreh mesfushori “albicelest”.

Ndaj Mac Allister, nuk munguan as pyetjet e gazetarëve, për performancën e hollandezëve, e në veçanti për duelin që pritet në mesfushë mes tij dhe Frenkie de Jong.

“Van Gaal është një trajner që ka një emër, ju mund të ndjeni se ka respekt për të. Skuadrat e tij kanë një ide shumë të qartë për lojën, ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Unë jam një kundërshtar i vështirë, e rëndësishme puna është të kalosh raundin, qoftë në 90 minuta, në 120 minuta apo në penallti. 

Ne e dimë se sa i rëndësishëm është Frenkie për ta, por ne nuk përqendrohemi vetëm në një lojtar. Ata kanë kaq shumë lojtarë të fortë, por gjëja kryesore për ne do të jetë të përqendrohemi në lojën tonë. Nëse bëjmë gjërat e duhura, gjithçka do të jetë mirë.”,- u shpreh Mac Allister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat