Sahiti vazhdon kontratën me Hajdukun e Splitit

Futboll

Sahiti vazhdon kontratën me Hajdukun e Splitit

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:06
Sahit

Emir Sahiti ka vazhduar sot kontratën me Hajdukun deri në verën e vitit 2026.

Anësori 24 vjeçar mbërriti në Poljud në fillim të vitit 2018, por luajti në huazim te Shibenik në sezonin 2020/2021, ku shënoi shtatë gola.

Në dy sezonet e fundit, ai ka qenë lojtar startues i ekipit të parë, në të cilin ka bërë deri në 60 paraqitje, duke shënuar 11 gola dhe duke shtuar 10 asistime.

Ai gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e Kupës së Kroacisë në sezonin 2021/22.

“Ndihem mirë sepse kam pesë vjet që jam këtu, praktikisht ndihem si në shtëpinë time. Unë po rritem si lojtar çdo ditë, ka shumë lojtarë me përvojë këtu nga të cilët mund të mësoj. Shpresoj të vazhdoj me lojëra të mira për të treguar cilësinë në fushë”.

“Do të vazhdoj të bëj më të mirën në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje për mbështetjen e këtyre tifozëve që vijnë të na bëjnë tifo në numër të tillë”, ka thënë Emir Sahiti pas nënshkrimit të kontratës së re.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat