​Holandë-Argjentinë, formacionet e mundshme

Futboll

​Holandë-Argjentinë, formacionet e mundshme

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 11:01
​Holandë-Argjentinë, formacionet e mundshme

Çerekfinalja e dytë që do të zhvillohet sonte në Kupën e Botës është ajo ndërmjet Holandës dhe Argjentinës.

Në “Lusail Iconic Stadium”, të dy këto kombëtare do të kërkojnë një vend në mesin e katër kombëtareve më të mira, andaj edhe pritet një ballafaqim i zjarrtë gjatë 90 minutave.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni vjen në këtë ndeshje me katër mungesa mjaftë të rëndësishme pasi nuk pritet të luajnë për shkak të lëndimeve Di Maria, Lautaro Martinez, Papu Gomez dhe Rodrigo De Paul.

Shumë më e mirë është gjendja në kapin e holandezëve pasi vetëm qendërmbrojtësi Stefan De Vrij pritet të mungoj për shkak të lëndi lëndimit.

Ndeshja starton nga ora 20:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Holandë: Noppert; Timber, Van Dijk, Ake; Dumfries, De Roon, De Jong, Blind; Klaassen; Gakpo, Depay.

Argjentinë: Martínez; Molina, Romero, Otamendi, Acuña; De Paul, Fernández, Mac Allister; Messi; Di María, Álvarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat