Wenger thotë se Kupa e Botës do të luhet më shpesh gjatë dimrit

Futboll

Wenger thotë se Kupa e Botës do të luhet më shpesh gjatë dimrit

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 12:51
Arsene Wenger

Shefi i zhvillimit të futbollit global të FIFA-s, Arsene Wenger, ka thënë se në dekadat e ardhshme do të ketë më shumë Kupa Botërore dimërore.

Wenger tha se tifozët dhe lojtarët duhet të mësohen me një orar të tillë.

“Nëse duam ta demokratizojmë futbollin, do të duhet të shkojmë në vendet afrikane, ku është e pamundur të luash një Kupë Botërore në verë. Mund ta shohim me këtë edicion në Katar, një Botëror në dimër. Sigurisht, shumë lojtarë nuk patën kohën e zakonshme për t’u përgatitur fizikisht, por të paktën të gjithë iu afruan kësaj gare me një freski të vërtetë mendore, gjë që nuk ka qenë gjithmonë kështu në të kaluarën”, tha Wenger.

Kupa e Botës Katar 2022, që po zhvillohet në mesin e sezonit të brendshëm evropian për herë të parë, teksa po ashtu shkoi në Lindjen e Mesme, në Katar, po konsiderohet të ketë qenë një sukses, me shumë befasi që e kanë mbajtur të fokusuar një audiencë mbarëbotërore, shkruan Goal, përcjell Klankosova.tv.

Kupa e ardhshme e Botës do të zhvillohet në vitin 2026 – e cila do të bashkëorganizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika – teksa Kampionati Evropian 2024, do të zhvillohet në tokën gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat