Eriksson: Brazili favorit për Kupën e Botës

Futboll

Eriksson: Brazili favorit për Kupën e Botës

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 16:47
Eriksson

Sven Goran Eriksson, një ish-strateg shumë i njohur i disa kombëtareve ka folur së fundmi për Kupën e Botës. Strategu i njohur zgjedh një futbollist dhe një Kombëtare si dy surprizat më të bukura të Kupës së Botës, ndërkohë që nuk ka aspak dyshime rreth skuadrës fituese.

“Gonçalo Ramos është zbulimi absolut i turneut.

Ai ka treguar vlerat e tij te Benfika, por të shënosh një hat-trick në debutimin në Kupën e Botës është një çështje tjetër. Kombëtarja surprizë? Maroku, por kaq.

Sinqerisht nuk mendoj se ata do të shkojnë përtej çerekfinaleve.

Për fitoren finale zgjedh Brazilin, që ka gjetur një ekuilibër të jashtëzakonshëm mes mbrojtjes dhe sulmit”, deklaroi suedezi i njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat