KF Bashkimi: Skandal, ky është vendimi i Komisarit të Garave

Futboll

KF Bashkimi: Skandal, ky është vendimi i Komisarit të Garave

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 16:49
KF Bashkimi

Sot, Komisioni garues i Ligës së Tretë-Veri pranë Maqedonisë së Veriut komunikoi masat e ndëshkimeve të ndeshjes së ndërperë mes Aerodrom dhe Bashkimit, të dielën e kaluar, në stadiumin e lagjës Aerodrom të Shkupit në minutën e 69-të të takimit kur ndeshja ishte 2-1 për vendësit, raorton Open-TV.

Ndërprerja erdhi për shkak të sulmeve dhe gjuajtjeve me gjësende të ndryshme nga tifozët vendës në drejtim të lojtarëve të Bashkimit dhe tifozëve Ilirët!

Në vendimin e tij, Komisioni garues i kësaj lige vendosri t’ia japë ndeshjen në tavolinë Aerodromit me rezultatin 3:0, ndërsa edhe tre lojtarë të Bashkimit janë dërguar në komision të disiplinës.

"Skandal.

Lojtarët Ergin Sherifi, Mërgim Ajeti dhe Shengjyl Ameti dergohen në komisionin e disciplinës.

KF.Bashkimi, paralajmeron ankesë tek Komisioni për Ankesa në Ligën e Tretë.

Ende besojmë se do të ketë drejtësi!", reagon Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat